“Kufiri i varfërisë”/ Minimumi jetik pezull, grupet e interesit kërkojnë përcaktimin e tij

0
186

Shoqatat e ndryshme dhe shoqëria civile kërkojnë nga qeveria që të përcaktojë minimumin jetik në Shqipëri. Minimumi jetik konsiderohet si një madhësi që tregon se sa duhet të jenë të ardhurat në para që duhet të disponojë një njeri që të mbijetojë. Të gjithë ata persona të cilët disponojnë më pak të ardhura se kjo madhësi (që shpesh quhet dhe kufiri i varfërisë) konsiderohen të varfër. Mbi bazën e minimumit jetik zyrtar, më tej përcaktohet edhe masa e pensioneve, përfitimet e ndihmës ekonomike, aftësisë së kufizuar, etj. Deri më tani masa e përfitimeve është përcaktuar duke mos e marrë parasysh këtë aspekt, dhe thuajse për të gjitha kategoritë ajo është e pamjaftueshme për jetesën mujore. Në mungesë të iniciativës nga qeveria, tashmë është ngritur një grup punë nga shoqatat dhe Avokati i Popullit që do të publikojnë minimumin jetik. Për të përcaktuar minimumin jetik, në llogaritje duhen marrë produktet ushqimore dhe  joushqimore ku përfshihen: uji, dritat, gazi natyror, sapunët, detergjentet, ilaçet, bileta urbani, etj, të një familjeje. Një studim i tillë është bërë në vitin 2011  nga Koalicioni për Solidaritet Social ku rezultonte që një pensionisti i duheshin të paktën paktën 15 463 lekë në muaj për të mbuluar shpenzimet, ndërkohë që aktualisht pensioni minimal është më i vogël se kjo shumë, çka do të thotë se nuk i mbulon nevojat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here