Po perballemi me regjim/ Strazimiri: Opozita po lufton për pluralizmin, Rama do të asgjësojë Kuvendin

0
174

Në një intervistë për Ora News, Gent Strazimiri anëtar i kryesisë së PD-së u shpreh se kryeministri Edi Rama do të asgjësojë jetën parlamentare.

Ai shtoi se Opozita po mundohet që të ruajë pluralizmit dhe ato rregulla i garantojnë pakicës lirinë në kuvend dhe kontrollin parlamentar kundrejt qeverisë, përballë regjimit.

Strazimiri: Rama do të asgjësojë jetën parlamentare. Nëse nuk respektohet kushtetuta dhe rregullat, atëherë deputetët janë të barabartë me njerëzit që mblidhen në dasma e livadhe. Opozita po mundohet që të ruajë pluralizmit dhe ato rregulla i garantojnë pakicës lirinë në kuvend dhe kontrollin parlamentar kundrejt qeverisë, sidomos tani që kemi regjim, ne kemi si opozitë detyrim që ta bëjmë këtë gjë. Përndryshe dorëzon thelbin e demokracisë.Të gjithë veprimet e zhvilluara në kuvend kanë qenë e vetmja mënyrë që parlamenti të jetë përfaqësues i shqiptarëve dhe lirive kushtetuese. Kjo është një sakrificë deri në ekstrem dhe deputetët e opozitës po përballen me një regjim dhe një parti-shteti. Secili duhet t’i përkrahë, pasi po luftohet për të drejtat tona. Në atë kuvend nuk po zhvillohet më dbat politik

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here