Mustafaj: Kam parë mijëra CV demokratësh, të paktën 500 prej tyre ishim më të mirë për kryetarë se Basha

0
148

Për ish-ministrin demokrat, Besnik Mustafaj, Partia Demokratike ka burime të shumta njerëzore.

Duke komentuar zhvillimet dinamike në selinë blu, i ftuar në studion e ABC Live, Mustafaj tha se si pjesë Komisionit të Verifikimit të Kandidatëve ka parë mijëra CV.

Mes tyre ai evidentoi se të paktën 500 mund të ishin kryetarë më të mirë se Lulzim Basha.

‘Nëse nisemi nga faktet satutore, Basha është i ikur sepse 44 mijë anëtarë kanë firmosur për shkarkimin e tij. Në këtë kuptim nëse Basha do të ndiqte filozofinë politike të Partisë Popullore Europiane, ai duhet ta njihte veten si të shkarkuar.

Nga ana tjetër, a duhet të ikë Berisha? Unë jam i mendimit se tani për tani ai është e tashmja, duke qenë motori që po ndërmerr këtë ndryshim të madh në PD. Por kurrsesi nuk mund të besoj se Berisha është e ardhmja e partisë. Janë dy etapa të ndryshme. Kur fillon e ardhmja, kjo mbetet për t’u parë pas marsit kur janë edhe zgjedhjet për kryetar në PD.

Në ndryshimet e reja statutore çka mua më bën optimist parashikohet gara, e hapur dhe reale. Duke u hapur gara, jam i bindur se do të ketë evidentim personalitetesh të reja shumë energjike. Nëse hyjnë në garë, tregojnë veten. I siguroj teleshikuesit tuaj se brenda PD ka potenciale, burime njerëzore të jashtëzakonshme.

Kam qenë në komisionin për përzgjedhjen e kandidaturave gjatë vjeshtës së kaluar, kam parë mbi 3 mijë CV, nga të cilat ju siguroj se janë të paktën 500 që mund të ishin kryetarë më të mirë se Basha. Ka shumë demokratë të shkolluar shumë mirë dhe me vullnet të madh për të mbështetur qëndrimet politike të qendrës së djathtë’, u shpreh Mustafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here