Stuhia lë në errësirë dhjetëra fshatra në Juglindje të vendit

0
242

Dhjetëra fshatra në juglindje të vendit janë pa energji elektrike. Shkak është bërë stuhia e orëve të fundit që ka shkaktuar probleme të shumta për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Burime të siguruara pranë zyrave të OSSHE të rajonit të Korçës bëjnë me dije se pa energji elektrike janë fshatra të njësive administrative të Vithkuq, Gorë dhe disa fshatra të njësise administrative Vreshtas e Libonik. Pa energji elektrike janë të gjitha fshatrat e njësisë  administrative Leskovik si dhe disa fshatra të njësise administrative Moglicë si dhe fshatra të njësise administrative Dardhas.

 

Për shkak të stuhisë shoqëruar me erëra të forta grupet e punës të OSSHE, bëjnë me dije burime zyrtare, e kanë të pamundur ndërhyrjen mbrëmjen e sotme për të rikthyer energjinë elektrike në fshatrat e thellë malorë. Për shkak të stuhisë se madhe, stakime të kontrolluara mësohet të ketë pasur në disa zona në juglindje të vendit por pas normalizimit të situatës energjia është rikthyer.

Zyrtarisht nuk raportohen rrugë të bllokuara për shkak të shkarjes së dherave përfshi dhe ato të zonave të thella malore.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here