I riu vdiq në qeli, PD kërkon transparencë: Policia fshehu ngjarjen, Prokuroria të nisë hetimet

0
131

Partia Demokratike kërkon transparencë nga Policia e Shtetit për 38-vjeçarin Renalto Tahiri, i cili humbi jetën në ambientet e burgut 302 në Tiranë, pasi ishte ndaluar nga uniformat blu për vjedhjen e një biçiklete.

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë Publike në PD, Avenir Peka akuzoi Policinë se e fshehu ngjarjen, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet.

“Familjarët e të ndjerit, jo vetëm nuk janë lejuar ta takojnë në ambientet e paraburgimit, por pretendojnë se nuk janë njoftuar për vdekjen e tij për më shumë se 48 orë. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Policia e Shtetit dhe mediat janë njoftuar për vdekjen e 38 vjeçarit vetëm nga familjarët e tij”, tha ai.

“I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të bëjë menjëherë transparencë për rrethanat e ngjarjes dhe Prokurorisë të nisë sa më parë hetimin e plotë. Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Reanalto dhe gjendet pranë tyre në këtë dhimbje”, theksoi më tej Peka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here