Korreshi tregon incidentin pa kamera: 3 ose 4 gardistë na janë sulur me furi

0
129

Deputeti Saimir Koreshi tregoi incidentin që ndodhi me gardistët tek mbledhja e komisioneve sot teksa mazhoranca kërkonte të zhvillonte mbledhjet pa praninë e opozitës.

Në një lidhje direkte për Ora News, Korreshi tha se 6 deputetë që arritën të depërtonin Gardën, u përballën me disa nga këta të fundit. Deputeti tha se garditstët i kanë shtyrë me furi papritur teksa ndodheshin në ashensor.

“Është i vetmi vend në parlament që nuk ka kamera. Është një ngushticë e vogël ashensori që ngjit, por ka edhe një paradhomë të vogël ai ashensor.

Duke qenë se sot të gjitha rrugët që të shpinin në sallat që donin të zhvilloheshin mbledhjet ishin me Gardistë. Vetëm skafandrat i mungonin Gardistëve. Në atë moment jemi ngjitur në një hapësirë për të hyrë tek ashensori, jemi ngjit në kat të 4 kur bëhej mbledhja.

Në atë moment sa është hapur, kemi qënë 6 deputetë dhe për efektin surprizë ndaj Gardës kemi tentuar hyrjen nga aty. Qëlloi me 3 ose 4 gardistë fillimisht të cilët sa është hapur dera e ashensorit na janë sulur drejt me parakrahët e tyre për të na spostuar brenda por me një furi që as ne nuk e prisnim”, tha Korreshi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here