I veshur me kostum sportiv, momenti i arrestimit të Elmir Tufës në aksin Fushë-Krujë-Vorë (VIDEO)

0
176

Policia e Tiranës ka publikuar momenti i arrestimit të Elmir Tufës nga policia e Tiranës në rrugën Fushë Krujë-Vorë. Ai shihet teksa ka rënë në prangat e policisë në makinën e tij tip ‘BMW’, i veshur me një kostum sportiv dhe me kapuç.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shkelzen Kastratit. Shkëlzen Kastrati i ekzekutua në 1 shkurt të 2021 nga një vrasës profesionist në Fier teksa ishte duke drejtuar makinën e tij. Ai mori një disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme sipas policisë.

Kastrati nuk rezultonte të ishte me precedentë penalë, ndryshe nga vëllai i tij, të cilit i kanë bërë një atentat disa vite më parë.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”. Falë inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. I shpallur në kërkim për vrasje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, arrestohet në Fushë-Krujë Ermir Tufa

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here