Dhori Kule: Regjistrimet në universitete po krijojnë panik tek të rinjtë

0
161

Në fazën e tretë të raundit të parë studentët vijojnë regjistrimin në degët e dala fitues.

Deri me tani në fakultetin e Ekonomisë janë regjistruar 400 veta. Nga 1200 kuota që janë në total, duke lenë kështu 800 vende bosh për maturantët që duan të ndjekin studimet në këtë fakultet.

Dekani i fakultetit ekonomik, Dhori Kule në intervistën e dhënë për Report Tv thotë se procedura me faza 48 orëshe për regjistrimin e degëve, sjell panik te maturantët.

Kule: Duke qenë se procedurat janë në faza 48-orëshe, një procedurë problematike që në themel krijon panik, studentëve u hiqet e drejta të regjistrohen pas 48 orëve, u fshihet emri nga lista. Heqja është e padrejtë dhe nuk ndodh e njëjta gjë me universitete jopublike, kurse këta të shtetit ikin. Ky është një problem i udhëzimit.

Dekani Kule këshillon maturantët që të mos nxitohen në regjistrimin e degëve.

Kule: Unë dua ti siguroj studentëve se në degën e biznesit nëse janë 840 pikë, të rrinë pa merak se do t’u vijë radha, të presin.

Dekani Kule shtoi se fakulteti i Ekonomisë do të shtojë kuotat nëse studentet do të jenë më tepër në numër. Ndërkohë, studentët  kanë vijuar regjistrimet në degët fituese. Raundi i parë i fazave 48 orëshe përfundon më 12 shtator.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here