“SKAP-i i partisë një organizatë kriminale e cila bashkëpunoi me bandën Bajri për të përmbushur misionet e saj të zeza elektorale”, Berisha: Nuk hetuan por e çuan dosjen në Shkodër

0
112

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar sot SPAK-un si një organizatë kriminale, duke iu referuar sipas tij, vendimit për të mos hetuar anëtarë të fisit Bajri në Shkodër.

Në konferencën për shtyp ai tha se Bajrat, nuk u hetuan nga SPAK, pasi sipas këtij institucioni nuk shin organizatë kriminale dhe dosja e tyre është transferuar në Shkodër.

“Sot ne paraqesim para jush dhe shqiptarëve, terrorin që ushtruan ditën e zgjedhjeve, vrasësit serialë, njëra nga anëtarëve të bandës më të rrezikshme të Ballkanit dhe Europës, banda e Bajrëve në qytetin e Shkodrës.
Se si kjo bandë e Edi Ramës, e lidhur direkt me Taulant Ballën, që merrte pjesë në shtabin elektoral të PS, të kryesuar nga Elisa Spiropali, del në qytet me autokolonën e blinduar dhe ushtron terror të paparë në Shkodër.
Me terrorin e vet, banda e Bajrit me autokolonën e krimit, bëri gjithçka t’i instalojë në pushtet një kryebashkiak, mandati i të cilit qëndron mbi krimin, vrasjet, drogën e klanit Bajri.
Sot jam këtu gjithashtu për të denoncuar dhe deklaruar se SKAP-i i partisë është një seksion i bandës së Bajrit, është një organizatë kriminale, e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushur misionet e saj të zeza elektorale.
Një prokuror guximtar dhe një oficer policie, guxoi të zbatonte ligjin dhe prangosi Bajrët për vrasjet e tyre. Natyrisht prangosja e Bajrëve për vrasje, kërkonte një guxim para së gjithash sepse është e njohur fuqia e tyre hakmarrëse.
Por ai nderoi ligjin.
Bajrët në Tiranë, erdhën në strofullën e tyre. SKAP-i i partisë, pas disa muajsh pseudohetime, mbyll dosjen e tyre në Tiranë duke deklaruar më të paimagjinueshmen, se ata nuk përbënin organizatë kriminale. Se ata nuk përbënin grup kriminal dhe si të tillë, nuk mund të ishin objekt hetimi për SKAP-in.
Organizata kriminale SPAK, transferoi dosjen në Shkodër. Dhe në Shkodër gjithçka ishte e rregulluar që të prishen provat dhe Bajri që kishte vrarë në gjumë të fejuarën e tij 15-vjeçare, të dalë i pafajshëm. Që kishte kryer krime të tjera. Të lirohen me një skemë ku rol kryesor luajti SKAP-i i partisë, prokurorë kryesorë të SKAP-it të partisë”- tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here