Berisha publikon pamjet: Bajrët ushtruan terror në zgjedhjet e 14 majit në Shkodër

0
148

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar sot në media një video, në të cilën sipas tij shihen qartë lëvizjet me makina të anëtarëve të grupit kriminal Bajraj, në Shkodër ditën e zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se mandati i fituar në Shkodër, është mandat i grupit Bajraj, dhe terrorit që ata kanë bërë ditën e votimit.

Bajrët kanë vrasësit e tyre të fjalës së lirë edhe në media, përveç Taulant Ballës dhe Edi Ramës.

Një nga një, këto do zbërthehen.

Por sot ne ju paraqesim ju, terrorin që ata ushtruan më 14 maj, në qytetin e lirisë, në qytetin e Shkodrës, për të grabitur mandatin e qytetarëve të Shkodrës.

Ju ftoj të ndiqni këtë dokumentar horror, 24 minuta.

Keni durim, por tregon të gjithë dramën elektorale të qytetit.

Me emër, mbiemër, me targa, me makina.

Qarkullimi që bënë këta gjatë ditës me makina.

Më falni, harrova të them se përveç Beharit dhe Denisit, Safeti edhe ai u nxor nga burgu menjëherë, se kishte pasur qëndrim të mirë, dhe u dërgua te banda para zgjedhjeve”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here