Berisha: Bajrët kishin një anëtar të kryesisë së PS me vete, i shoqëronte kudo

0
127

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar sot në një konferencë me gazetarët pamjet që tregojnë sipas tij terrorin e ushtruar nga banda e Bajrave ditën e zgjedhjeve më 14 Maj në qytetin e Shkodrës

Berisha deklaroi se mandati i Bashkisë së Shkodrës është mandat i Bajrëve.  Ai shton se ky grup kishte një anëtar të kryesisë së PS me vete, që i shoqëronte kudo.

Berisha: Nuk e pyet kush përfaqësuesin tonë aty.

Aty çdo gjë ishte e përcaktuar nga Bajrët.

Ata kishin një anëtar të kryesisë së PS me vete. Ai i shoqëronte.

Ata i prisnin komisionerët e PS, në praninë e tyre u thoshin që Bajrët janë me ne dhe këtu Bajrët bëjnë ligjin.

Ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që ofruan këto pamje se nuk i patëm në fillim këto.

Ne e denoncuam, nëse u kujtohet se autokolona e Bajrëve me makina të blinduara po qarkullonin kudo në qytetin e Shkodrës.

Por dokumentet duheshin. Tani siguruam këto dokumente, më vonë mund të sigurojmë të tjera dokumente, mund të na i japin.

Por kjo është historia e mandatit të Shkodrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here