Berisha: Deri në vitin 2025, luani do jetë i zgjuar dhe do përballet me hienat që menduan se mund t’ua hedhin shqiptarëve me një diktaturë të dytë

0
93

Ne Keshillim Kombetar, Berisha tha se nuk ka shqiptar që nuk përfiton nga rotacioni.

“Ndaj strategjia jonë është kjo: opozita e bashkuar do të vazhdojë betejën pa kthim në parlament, por njëkohësisht do nisim dialogun me të gjithë këto segmente të agresuara përtej opozitës, do i bashkojmë ato në lëvizjen tonë.

Do shtrijmë betejën që nisëm në parlament, në sheshe, rrugë dhe rrugicat e Shqipërisë në rezistencë të qëndrueshme pa kthim, pa kompromis.

Ky bashkim do jetë fronti opozitar, koalicioni i shqiptarëve që duan të largojnë Edi Ramën.

Nga tani, deri në vitin 2025, luani do jetë i zgjuar dhe do përballet me hienat që menduan se mund t’ua hedhin shqiptarëve me një diktaturë të dytë.

Luani, ju do i përmbysni ata!

Keni sakrifica për të bërë, sepse dialogu do jetë konstant, objeksionet do jenë të shumta, që do marrim do jenë të egra, do sprovohemi në mënyra të ndryshme. Por çfarë alternative kemi?

Problemet e popullit opozitar sot janë më të mëdha se sakrificat që kërkohen për të shpëtuar Shqipërinë.

Prandaj kjo është rruga e vetme që kemi, misioni që fati na ka caktuar për këtë dhe mijëravjeçar.

Shumëkush mund të demoralizohet dhe të thotë se njerëzit e mirë, njerëzit e ndershëm kanë ikur në emigrim.

Nuk ka mashtrim më të madh, qeliza jetësore shqiptare me ADN-në që kërkon shpëtimin e Shqipërisë gjendet në Shqipëri, gjendet në emigracion, gjendet në diasporë.

Të gjithë do bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë.

Shumica e heshtur, pjesa më e madhe e shqiptarëve sot janë kundër regjimit, por qëndrojnë në heshtje.

E pra jemi shumë njerëz që e duam Shqipërinë dhe jemi kundër regjimit. Jemi shumica.

Por momentalisht kjo shumicë nuk është e bashkuar dhe të pabashkuar nuk fitojmë.

Është naive ose pa eksperiencë ai që e mendon këtë.

Por së bashku, në një aleancë diversiteti, ku lëmë mënjanë diferencat tona, bashkohemi në misionin për shpëtimin e Shqipërisë, jo vetëm rrëzojmë Edi Ramën, por kemi fuqinë transformative për fatin e Shqipërisë.

T’i bëjmë shqiptarët të rrojnë në vend që të mbijetojnë.

Të shndërrojmë mjerimin e tyre në shpresën e të ardhmes së tyre.

Ne këtë mund ta bëjmë. E provuam me partinë tonë, se ata që mendojnë ndryshe, ata që janë kundër nesh, kanë një vend për të arritur më të mirën.

Me këtë shembull do nisim konfigurimin e frontit opozitar për të shpëtuar Shqipërinë.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here