Kurti në Procesin e Berlinit në Tiranë: Agresioni i Serbisë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar

0
156

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në sesionin e parë të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, me temën “Integrimi i rajonit në Tregun Unik dhe përmirësimi i konvergjencës me BE”, ka thënë se akti agresor i Serbisë më 24 shtator ku një polic i Kosovës mbeti i vrarë, nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

Kurti ka thënë se autorët e këtij sulmi lëvizin të lirë në Serbi.

“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here