Vdes 44-vjeçarja nga koronavirusi, nuk kishte sëmundje të tjera, por…

0
115

Thellohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në vend, ndërkohë që në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Bie në sy se një prej viktimave, një 44-vjeçare ishte nga Tirana, e cila prej 10 ditësh e intubuar, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Por ajo ishte obeze..

Po ashtu nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

NJOFTIMI ZYRTAR

Situata paraqitet serioze në Spitalin Infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44-vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here