Doli në trotuar për të qenë më e sigurtë, ai e qëlloi 3 herë”, detaje nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali

0
143

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa në Itali, nënë e dy fëmijëve minorenë, teksa vijon kërkimi për bashkëshortin e saj, autori i dyshuar i vrasjes.Dyshimet e hetuesve fokusohen pikërisht te bashkëshorti i saj, nga i cili gruaja po ndahej dhe nuk jetonin më bashkë. Burri është ende i zhdukur dhe, sipas informacioneve fillestare, ai është arratisur me një “Golf” të bardhë.

Karabinierët nisën një gjueti duke ngritur pika kontrolli në të gjithë Val d’Elsa, në zonën midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe në zonën e Empolit. Policia ka kontrolluar edhe disa shtëpi fermash të braktisura në zonën e krimit, deri tani pa asnjë sukses.

35-vjeçarja me leje të rregullt qëndrimi, u vra dje në mbrëmje, në një rrugë periferike të Kastelfiorentinos, pak pas orës 20:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here