Tjetër shef policie në pranga, ndihmoi grupin e Gëzim Çelës për trafikun e drogës

0
50

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku e kishte emëruar vetë Dritan Metën në Mars të këtij viti si shef komisariati në Kurbin, por pas 6 muajsh është detyruar të dalë në një konferencë për të lajmëruar arrestimin për shkak se akuzohet se ka ndihmuar trafikantët e drogës.Operacioni për të cilin u arrestua Meta është zhvilluar dy muaj më parë, kur në Lagunën e Patokut, disa trafikantë u kapën disa milje larg bregut duke kaluar një sasi të vogël kanabisi drejt një anijeje me vela, me flamuj të Ukrainës. Në momentin që kuptuan se ishin të rrethuar nga forcat e policisë, trafikantët i vunë flakën anijes që u përmbyt. Në përfundim, policia gjeti vetëm 23 kilogramë.

Të arrestuar ishin dy ukrainas të identifikuar si Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biello, ndërsa shqiptarët Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Nerim Çela dhe Besnik Brokeri.

Prokurorëve të SPAK u janë dashur disa muaj për të arritur tek Dritan Meta, shefi i komisariatit të Laçit dhe Gëzim Çela, një emër i njohur i botës së krimit, me influencë në zonën e Laçit.

Çela ka një histori të gjatë të përfshirjes në trafikun e drogës.

Një laborator heroine dhe kokaine u zbulua në qershor 2014 në zonën e Laçit, ku veç sasive të mëdha të drogës, u sekuestruan edhe armë automatike, snajperë dhe lëndë eksplozive. Pikënisja e aksionit ka qenë një kimiste, që dyshohet se punonte për rrjetin e trafikut, ka shkuar nga Tirana në Prishtinë. Në pranga përfunduan 7 persona, 4 në Tiranë, Laç dhe Morinë dhe 3 të tjerë në Kosovë, mes tyre edhe kimistja Valentina Tufa. U zbulua rreth 74 kilogram kokainë. Drejtuesi i këtij rrjeti, ishte Gëzim Çela ende në arrati.

Gjatë operacionit u gjetën në njëk vilë në Fushë Kuqe të Laçit dhe 850 litra përzierës, një mjet i blinduar, si dhe armë e municione luftarake. Kjo godinë dyshohet se ishte kthyer edhe në një laborator droge ku bëhej përzierja, ndarja dhe peshimi i lëndës narkotike me mjetet përkatëse. Në një kasafortë të vilës u gjetën 143 mijë euro, disa orë të kushtueshme dhe bizhuteri të ndryshme. Një laborator tjetër u zbulua në Prishtinë, pikërisht atje ku kontrollohej cilësia e lëndës narkotike para se të nisej në drejtim të Shqipërisë.

Pasi u arrestua disa vite më parë, ai u lirua nga gjykata shqiptare me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”, por përfitoi duke u arratisur. Edhe nga kërkimet e ditës së sotme, Gëzim Çela nuk është gjetur.

Ai kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.

Prangosja e shefit të policisë së Laçit, Dritan Meta me urdhër të prokurorëve të SPAK pason disa arrestime në radhët e policisë, që kulmuan me operacionin “Metamorfoza” aty ku përgjimet zbuluan gjunjëzimin e uniformave blu nga krimi me lidhje të forta politike./Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here