Prindërit japin ALARMIN: Sëmundja që po rrezikon fëmijët në kopshte

0
279

Teksa vëmendja më e madhe është fokusuar te virusi i gripit dhe ai fruthit, për të cilin ka një shtim të rasteve të fëmijëve të prekur, një tjetër sëmundje po kthehet në rrezik për fëmijët e vegjël.

Bëhet fjalë për sëmundjen e parotitit ose siç njihen ndryshe në gjuhën popullore, shytat.

Alarmi është dhënë pikërisht në Tiranë nga prindër që kanë fëmijët në kopshte. Në rastin konkret në “Gazeta Express” kanë mbërritur disa denoncime se në kopshtin shtetëror nr.2 “Piter Pan”, që ndodhet në zonën e ‘21 dhjetorit’, ku prej pak ditësh është përhapur pikërisht sëmundja e shytës.

Prindërit na konfirmojnë se ata nuk janë lajmëruar nga punonjësit e kopshtit për të marrë masa, ndërsa disa fëmijë të prekur nga shytat nuk kanë shkuar prej ditësh në kopsht. Prindërit shprehen të shqetësuar për fëmijët e tjerë ndaj dhe kërkojnë marrjen e masave për sigurinë e shëndetit të fëmijëve pasi kjo sëmundje përhapet më shpejt në ambinete kolektive siç janë dhe ambinetet e kopshteve apo dhe çerdheve e duke mos përjashtuar kopshtet.

Çfarë janë shytat

Zakonisht sëmundja e parotitit shfaq ethe dhe temperaturë deri në 39.4 gradë, e shoqëruar nga dhimbja e kokës dhe humbja e oreksit. Simptoma klasike e kësaj sëmundje është enjtja dhe dhimbja e gjendrave pranë veshit, duke i bërë faqet e fëmijës të ngjajnë të fryra ( sikur e kanë mbushur gojën me ushqim ). Zakonisht gjendrat bëhen më të fryra dhe më të dhimbshme nga dita 1-3, duke u përkeqësuar në rastet kur fëmija ha, flet, përtypet, pi lëngje ( kryesisht lëngje frutash me përmbajtje acide, si lëngu i portokallit ).

Kjo sëmundje mund të preki si gjendrën e majtë ashtu edhe të djathtën, por rrallë ndodh që të infktohen të dyja njëkohësisht. Në disa raste të rralla kjo sëmundje do të infektoj edhe grupe të tjera të gjendrave të pështymës ( pra jo vetëm ato parotide ), dhe nëse ndodh kjo tek fëmija do të shfaqet fryrje në pjesën e poshtme të gjuhës, në pjesën e poshtme të mandibulës si edhe në pjesën e përparme të gjoksit.

Shytat mund të shkaktojnë inflamacion dhe enjtje të trurit dhe organeve të tjera, edhe pse kjo simptomë fatmirësisht shfaqet shumë rrallë. Këto dëmtime zakonisht konsistojnë në shfaqjen e encefalitit ( inflamacion i trurit ) dhe meningitit ( inflamacion në mukozën e trurit dhe palcës kurrizore ).

Simptoma të tjera të zakonshme janë forcimi i qafës, dhimbje koke, të përzjera, të vjella, gjendje gjumi, konvulsione etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here