Vuçiç: Do të shkoj në Tiranë që të mos ketë më “Kumanova”

0
141

aleksandar-vucicKryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar vizitën e tij në Tiranë më 27 maj, duke thënë se kjo i kontribuon thellimit të bashkëpunimit në rajon, paqes dhe stabilitetit.

Ai në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Boris Zvizdiç, i pyetur nëse dhe kur do të udhëtojë në Tiranë, tha se kjo vizitë do të bëhet për të mos u përsëritur rastet si ai i Kumanovës.

“Është e rëndësishme që secili nga shtetet tona të investojë në paqe dhe stabilitet në rajon, për të mos ndodhur më ajo çfarë ngjau në Kumanovë”, ka thënë Vuçiç.

Gjatë vizitës në Sarajevë, Vuçiç duke komentuar ngjarjet e fundit në Kumanovë, tha se “ekzistojnë njerëz të çmendur të cilët nuk mendojnë se popujt në rajon duhet të jetojnë se bashku dhe të kenë një të ardhme të përbashkët”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here