Anijes e marrë peng, ja sms-të e egjiptianit me pronarin e anijes

0
126

Marinari egjiptian, Adel Mohamed Salam, i cili ka marrë peng anijen “Çelepia 2” dhe ekuipazhin e saj me dy shqiptarë, Luan Memën dhe Dhimitër Malajn, ka shkëmbyer rregullisht SMS me punëdhënësin e tij, Florian Çelepia.

Fillimisht me anë të një patrioti të tij që punon gjithashtu në Flotën e peshkimit në Durrës, Salam u kishte çuar pronarëve sinjalin e parë pas pesë ditësh heshtje, se kishte marrë peshkarexhën peng dhe dy marinarët, ku për shkëmbim kërkonte 70 mijë euro. Bazuar në SMS­të e shkëmbyera mes pronarit të anijes dhe marinarit rrëmbyes, të cilat gazeta “Panorama” i disponon, mesazhi i parë ishte foto e Luan Memës të prangosur, e cila mbërriti në celularin e Florian Çelepisë nga numri i telefonit të shtetasit egjiptian, Adel Mohamed Salam.

Gjatë bisedës që ka pasur me pronarin, Salam ka pohuar se ndodhej në Egjipt me anijen dhe ekuipazhin e saj, të cilët dyshohet se i mban prej gjashtë ditësh të prangosur, sikurse tregon imazhi i fotos së dërguar nga numri i tij i telefonit. “Jam në Egjipt me anijen dhe Luanin dhe Mitin (Dhimitrin) të lidhur (dërgon foton e Luanit të lidhur me zinxhirë). Brenda 24 orësh dua 70 mijë euro, përndryshe e shita barkën (peshkarexhën) te trafikantët për të transportuar refugjatë”, ishte kërkesa e parë e pengmarrësit kundrejt pronarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here