Lulëzon ndërtimi dhe shitja e 60% e pronave u blenë pa kredi bankare

0
90

Një përfundim i frikshëm mund të nxirret nga publikimi i një raporti të Bankës së Shqipërisë ditën e sotme në lidhje me vrojtimet e kryera në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Sipas vrojtimeve doli se gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2023 çmimet e banesave në vendin tonë u rritën përsëri me +11% të tjera duke kapur nivele historike të pakapura më parë.Aktualisht jemi në një situatë kur asnjëherë më parë çmimet e apartamenteve nuk kanë qenë kaq të larta sa sot. Megjithatë u vu re një rezultat i frikshëm.

Pavarësisht faktit se pronat janë rritur me 11% të tjera, 60% e tyre janë blerë pa kredi bankare. Pra 60% e personave që kanë blerë apartamente apo prona gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, kanë patur lekë gjendje sa nuk kanë patur nevojë të kërkojnë hua në sistemin bankar. Në fakt vetëm 40% e pronave të shitura janë blerë me ndihmën e huasë bankare.

Këto shifra ngrenë një pikëpyetje mjaft të madhe: Me çfarë parash janë financuar 60% e këtyre blerjeve? Ashtu si shumica dërrmuese e ekspertëve seriozë të ekonomisë mendojnë, dyshimet janë të forta se paratë e pista të ardhura nga aktivitetet kriminale, kryesisht droga, kanë vërshuar në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Arsyeja është se ky treg, natyrisht edhe me ndihmën e qeverisë, është shndërruar në një parajsë të vërtetë për pastrimin e parave të pista.

Situata bëhet akoma më alarmante kur mësohet se gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2022, vetëm 44% e pronave u blenë pa ndihmën e kredisë bankare. Kalimi nga 44% në 60% në vetëm 6 muaj është një këmbanë e frikshme alarmi që tregon se sa shumë ka hyrë paraja e pisët këto muaj. Ky raport në fakt do të shpjegonte edhe rënien masive të kursit të këmbimit të Euros gjatë kësaj periudhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here