Fidel Ylli 260 milionë për të blerë topa basketbolli

0
235

Fidel Yllit, presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Zoti Fidel ka organizuar një tender tipik hajdutësh por duke qenë se laraskat i kanë fluturuar, nuk është munduar aspak që të paktën të bëjë ndonjë marifet e që vjedhja të mos bjerë kaq hapur në sy.

Ylli do harxhojë plot 260 milionë lekë të vjetra për të blerë topa. Sigurisht jo për vete por bëhet fjalë për topa basketbolli. E imagjinoni dot të harxhosh 260 milionë lekë për të blerë të tillë topa? Epo Fideli po. Madje do blejë plot 6,888 topa të tillë.

Hjadutllikun e pastër me tenderin e përforcon më tej fakti se në procedurë ka marrë pjesë vetëm një firmë e që domosdoshmërisht është shpallur fituese. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-77885-08-18-2023 dhe me objekt “Loti II Topa basketbolli”.

Firma e vetme që është paraqitur e që rrjedhimisht ka fituar është “ARISA – KONFEKSION” në pronësi të Saimir dhe Diana Bidaj. Oferta fituese është në vlerën 21,456,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 260 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër është gjithashtu sa 95% e fondit limit të tenderit duke treguar qartësisht se fituesi dihej që në fillim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here