Tensionet në kampin MEK/ Reagon Ministria e Brendshme: Ndërhyrja ka qenë sipas ligjit. Muxhahedinët kanë thyer marrëveshjen

0
204

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me tensionet dhe konfliktet e ndodhura sot në kampin Ashraf në Manzë.

Sipas ministrisë, “operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

 

 

Po ashtu ministria thekson se grupimi MEK nuk i është përmbajtur marrëveshjes, ndërsa policia ka ndërhyrë konform ligjit. Ndërkohë nga ana e banorëve iranianë ka patur rezistencë.

Ndërsa pretendimet e tyre për viktima, ministria e Brendshme thote se po behen te gjitha verifikimet.

“Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”, thuhet ne njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here