FOTOLAJM/ Osmani në krah të Scholz dhe Mitsotakis, Vuçiç i sheh me bisht të syrit

0
119

Presidentja Vjosa Osmani dhe homologu i saj Aleksandër Vuçiç ndodhen në Granada të Spanjës, ku po marrin pjesë në takimin e Komunitetit Politik Europian.

Kjo është hera e parë që ata vihen përballë njeri-tjetrit, që pas sulmit terrorist në Banjskë në 24 shtator ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku. Vuçiç gjendet i vënë me shpatulla pas murit dhe i injoruar nga faktori ndërkombëtar, për shkak të qëndimeve që bien në kundërshtim me BE dhe SHBA.

Ndërkohë, Osmani gjendet në një pozitë më komode, madje është fotografuar krah kryeministrit gjerman Olaf Scholz dhe atij grek Kyriakos Mitsotakis. Ndërsa Vuçiç duket “i lënë pas dore” në një cep të samitit.

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur qartë se nuk ka ndërmend të bëjë një takim me Vuçiç, pa u ndëshkuar më parë Serbia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here