1 vit e 8 muaj burg për ish -ministrin Spiro Ksera

0
285

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg ish ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë “Berisha”, Spiro Ksera. Sipas vendimit të Gjykatës me 26 faqe, krahas dënimit me 20 muaj burg, Kserës i mohohet edhe e drejta e marrjes së detyrës shtetërore dhe funksioneve publike për 5 vite. Prokuroria kërkoi tre vite burg për ish-ministrin, duke e cilësuar atë fajtor në vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ksera akuzohet se ka abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit në shumën e 30 milionë lekëve. Sipas Prokurorisë, Ksesa ka përvetësuar shumën në fjalë, edhe pse fondet kanë qenë të destinuara për aktivitete në dobi të komunitetit rom. 10 muaj burg janë dhënë për Artevis Menen, ish-juristin e Ministrisë, ndërsa nga 10 muaj shërbim prove janë dhënë për dy ish-punonjëset Elda Koza dhe Elisabeta Dodbidaj.

DËNIMET

Spiro Ksera 1 vit e 8 muaj burg

Artevis Mene, Jurist në Ministri – 10 muaj burg

Elda Koza – 10 muaj shërbim prove

Elisabeta Dodbibaj – 10 muaj shërbim prove

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency