Si qëndron e vërteta e avionit në Ishëm? Policia konfirmon uljen

0
210

Policia e Durrësit ka konfirmuar se një avion i vogël është ulur sot në Ishëm.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se avioni drejtohej nga një pilot italian dhe ka bërë ulje të detyruar për shkak të një defekti teknik.

“Nga verifikimet nuk ka rezultuar të ketë pasur ngarkesë me drogë brenda avionit”, thanë burimet. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Flamur Noka denoncoi se një avion me drogë është rrëzuar paraditen e sotme në Durrës.

Deklarata erdhi në përgjigje të fjalës së deputetit Pjerin Ndreu, që akuzoi opozitën për deklarata të pabaza lidhur me drogën dhe hashashin në vend.

“Do flas gjerë e gjatë për drogën dhe trafikun, edhe për Dibrën. Javën e kaluar kryeministri tha se nuk ka drogë, e nuk ka hashash, vazhdimisht po e mohoni. Shkoni pak në Durrës, se sapo ra një avion i vogël i ngarkuar me hashash, sapo, është rrëzuar një mushkonjë tjetër në Ishëm, qielli i Shqipërisë në vend të mbushej me avion të transportit të qytetarëve, është mbushur me avionë të transportit të drogës”- tha Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency