Rudina Hajdari bën deklaratën ‘çoroditëse’: E firmosa marrëveshjen, por nuk e votoj

0
114

Pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për reformën zgjedhore, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Rudina Hajdari deklaron votën e saj kundër të njëjtit dokument në parlament. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin Përballë në RTSH, Hajdari sqaron se përse është kundër marrëveshjes për të cilën hodhi firmën e dakordësisë.
“ Marrëveshjen do ta firmosja prapë me kënaqësi. Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë jo sepse nuk do të votoja një marrëveshje e cila nuk është reformë. Nëse do të vijë një reformë në parlament e cila përfshin po ashtu dhe ndryshimin e sistemit, minimumi listat e hapura atëherë patjetër që do ta votoja pro. Por nëse ne jemi në kushtet që kemi një marrëveshje e cila nuk quhet reformë pra nuk ka se si të jetë e gjithëplotësuar. Ka disa element të cilët unë I kam mbështetur prej fillimit siç është identifikimi biometrik që është I rëndësishëm por nuk është I plotë, pjesa tjetër qoftë dhe administrimi I zgjedhjeve kemi ngelur në vend numëro. Çka do të thotë për mua kjo marrëveshje nuk është që arriti ndonjë gjë massive, përkundrazi tregoi që palët janë të pamundura për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për ti orientuar këtë reformë, këtë marrëveshje benefitet që mund të kenë njerëzit gjatë zgjedhjeve” ,- theksoi Hajdari.
E pyetur nga gazetari Lutfi Dervishi se çfarë do të thotë për integritetin tuaj si politikane që nënshkruani një marrëveshje dhe thoni unë nuk e votoj këtë që nënshkrova, Rudina Hajdari u përgjigj. “Unë do ta nënshkruaja atë me shumë kënaqësi edhe sot. Nuk kam asnjë lloj pendimi që e kam nënshkruar sepse nënshkrimi është një hap përpara votimit. Me atë marrëveshje po të shikosh, fjalia e fundit aty thuhet që palët nuk kanë patur konsensus për ndryshimin e sistemit. Kjo më jep të drejtë moralë që unë ta votoj kundër.” – tha Rudina Hajdari në Përballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here