Meta: Punësimi i patronazhistëve në këmbim të votës, vetëm maja e ajsbergut të farsës së zgjedhjeve të 14 majit

0
106

Kreu i PL, Ilir Meta deklaroi sot se pasojat e punësimeve elektorale sot bien mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë.

Pas publikimit të shifrave nga BIRN, sipas të cilave në prag të zgjedhjeve të 14 Majit u punësuan 1544 punonjës të rinj ose 9% e administratës, Meta deklaron se fenomeni i punësimit të patronazhistëve dhe individëve në këmbim të votës është vetëm maja e ajsbergut të farsës, deformimit dhe pabarazisë së këtyre zgjedhjeve.

Postimi:

“Ndërkohë që Shqipëria tkurret nga shpopullimi, administratat bashkiake janë tejmbushur nga punësimet elektorale.

Vetëm në 19 Bashki, në prag të zgjedhjeve të 14 Majit u punësuan 1544 punonjës të rinj ose 9% e administratës, duke konfirmuar se fenomeni i punësimit të patronazhistëve dhe individëve në këmbim të votës është vetëm maja e ajsbergut të farsës, deformimit dhe pabarazisë së këtyre zgjedhjeve.

Pasojat e punësimeve elektorale sot bien mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Ata po detyrohen të paguajnë më shumë taksa për të mbuluar kostot dhe organikat e tejfryra të administratës bashkiake.

Shqipëria sot ka 61 njësi vendore numri i punonjësve është rreth 36.000, ndërsa në vitin 2015 numri i tyre ishte 19.625 edhe pse numri i njësive vendore ishte 391.

Kjo tejmbushje e administratës lokale do të thotë vetëm taksa, taksa, taksa për qytetarët tanë.

Në Tiranë, qytetarët do duhet të paguajnë disafish taksën e banesës, ndërsa u është shtuar dhe taksa e sigurimit të detyrueshëm.

Kjo nuk është ajo që qytetarët tanë meritojnë. Këshilltarët e Partisë së Lirisë do të ngrenë fort zërin në mbledhjet e Këshillave Bashkiakë. Transparenca dhe Llogaridhënia do të jenë në çdo moment kryefjala e betejës sonë”, deklaron Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here