Krahasimi/ Neymar 70 ndeshje në Ligue 1 që nga viti 2017, Pedri i Barcelonës luan 73 ndeshje në një sezon

0
104

Sezoni 2021/22 është gati të fillojë, por për disa futbollistë, ai i kaluari ka përfunduar tani. Lojtarët që morën pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios, kanë qenë edhe në kampionatet europiane, duke i dhënë vetes një verë emocionuese, por pa një minimum pushimi. Një nga këto është edhe ylli i Barcelonës, Pedri. 19-vjeçari zuri menjëherë vendin e titullarit dhe zhvilloi 52 ndeshje në një sezon.

Sikur të mos mjaftonte kjo, lojtari ishte edhe me përfaqësuesen e Spanjës në kampionatin Europian, duke zhvilluar 10 ndeshje duke arritur në 62. Futbollisti spanjoll ishte pjesë edhe e përfaqësueses në Lojërat Olimpike Tokio 2020 duke zhvilluar 73 ndeshje në një sezon.Shifra të çmendura, veçanërisht kur krahasohen me ato të disa lojtarëve të tjerë. Shembull? Neymar. Braziliani ka shënuar 70 ndeshje në Lige 1 me fanellën e PSG… por që nga viti 2017.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here