Ish-ministri i Ramës: Në Kosovë kishte sulm ushatarak, Shqipëria s’ka luksin të jetë indiferente

0
213

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë, ku u ndal konkretisht te agresioni serb në Banjskë.

Ai u shpreh se ajo që ndodhi në Veri të Kosovës i ngjason asaj që ndodhi në vitin 2014 në Krime kur Rusia e aneksoi këtë territor nga Ukraina.

Sipas tij ky agresion i grupit serb ishte përtej terrorizmit, duke e cilësuar atë si “një sulm të mirëfilltë ushtarak”.

Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë për Kosovën, Lleshaj u shpreh se vendi duhet të kuptojë mirë rolin që ka, pasi sipas tij nuk ka luksin për të qenë indiferente ndaj Prishtinës.

Ai shtoi se tensioni mes kryeministrave Rama dhe Kurti nuk duhet të ekzistojë, pasi Shqipëria “duhet t;i dalë në krahë Kosovës”

 

“Ka ngjashmëri me atë që ndodhi në Krime në 2014-ën. Për mua është përtej terrorizmit, është më keq se ajo. Ky ishte një sulm i mirëfilltë ushtarak që nuk funksionoi. Vrasja e një polici nuk është terrorizëm. Sulmi u përkufizua keq. Thelbi i tij është pak më shumë.

 

BE nuk është ende në gjendje as ta njohë Kosovën si shtet të pavarur për sa kohë ka ende shtete anëtare të tij që nuk e njohin. KFOR nuk i merr kujt leje për zonën që kontrollon në Kosovë. Nuk shoh ndonjë vlerë të shtuar përpos retorikës te kërkesa e Ramës për ta.

 

KFOR meriton kritikë se si ka mundësi të jetë indiferent për një arsenal të tillë ushatarak brenda Kosovës, që nuk besoj të jetë i vetmi. Shqipëria duhet të kuptojë mirë rolin që ka. Nuk kemi luksin për t’u sjellë në mënyrë indiferente ndaj Kosovës. Kosova e di vetë se çfarë do, askush veç tyre nuk mund ta dijë. Roli ynë është t’i mbështesim ata. Shqipëria ka detyrë vetëm të pyesë se çfarë u duhet dhe më pas t’i ndihmojë”

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here