Kush i qëndroi pranë Irma Libohovës pas humbjes së bashkëshortit?

0
251
Këngëtarja e njohur e skenës sonë Irma Libohova pak ditë më parë humbi bashkëshortin, me të cilin ndanin gati 30 vite martesë.

Një humbje e madhe për Irmën, e cila duket se po kalon momente të vështira, gjë që e shprehu edhe në rikthimin e saj në skenë, teksa me lot në sy nga teatri “Petro Marko” i dedikoi të shoqit një nga këngët e tij të preferuara, “Një jetë me ty”.

Megjithatë këto ditë këngëtarja është treguar e kujdesshme që të falenderojë të gjithë miqtë, që i janë gjendur pranë në momente si këto. Përmes një postimi në Instagram, Irma i ka falënderuar ata përulësisht.

Në foton ku shihet një zemër e kuqe dhe një qiri i ndezur ajo shkruan: Për ju miq, që më jeni gjendur pranë me ngushëllimet tuaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here