Xhaferri: SKANDAL/ Gjykata e Lartë në shërbim të Ramës për t’i djegur mandatin liderit të opozitës!

0
71

Reagim i kreut te FRPD

Pas dështuan t’a largojnë nga politika, duke i kundërvënë krimin, duke e futur në garë pa logo, pa parti dhe duke paguar miliona euro për shpalljen Non Grata, Edi Rama po përdor kamikazët e tij në sistemin e drejtësisë me qëllimin e vetëm djegien e mandatit të deputetit Sali Berishës.

 

Sot edhe Gjykata e Lartë ishte në një linjë me GJKKO dhe apelin që kanë refuzuar çdo kërkesë për ndryshimin e masës arrest shtëpie dhe dhënien e lejes për në Parlament.

 

Pa asnjë provë të re por vetëm me devizën e Altin Dumanit se gjykatat në këtë vend bën si i thotë SPAK, po mbahet në qeli prej më shumë se 90 ditësh lideri i opozitës.

 

Nuk ka asnjë dyshim që drejtësi për këtë çështje do japin vetëm gjykatat ndërkombëtare, por dëmi që i është bërë pluralizmit nga kamikazët në sistem do kërkojë kohë të gjatë të riparohet.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here