AMP arreston policen në komisariatin e Rinasit. Akuzohet për korrupsion dhe ndërhyrje në të dhënat kompjuterike

0
88

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas.

Sipas AMP, S. K., 29 vjeçe dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndalon një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka kryer ndalimin e oficeres së policisë Inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas, DVP Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K”, bën me dije AMP.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here