Emri Vata: Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën e lekëve plot. Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje !

0
391

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Emri Vata ka reaguar pas humbjes së tij për kryebashkiak, ku fitoi rivali i tij socialist, Albert Halialj.

Në një reagim në ‘Facebook’, Vata falënderoi mbështetësin e tij dhe demokratët që i dhanë besimin, duke e votuar.

REAGIMI

Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorë, të dashur demokratë, të dashur kuksianë! Dua të falenderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime.

Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës.
Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës. Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.
Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë.

 

Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes. Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira. Uroj që vota e çdo qytetari Kukësian , të mos shpërdorohet. Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

 

Miqësisht,

Emri VATA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here