Përplasja për McGonigal/ A po fshihen të dhënat e aferës në Shqipëri?

0
85

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt New York për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, drejtësia amerikane është nën presion për të bërë transparencë mbi një çështje korrupsioni të niveleve më të larta, ku Rama mendohet se ka pasur ndikimin e tij.Bëhet fjalë për hetimin e Çarls McGonigal, ish drejtorin e zyrës së FBI-së në New York, që ende për disa ditë do të jetë në negociata me prokurorët amerikanë për një dënim sa më të ulët në lidhje me takimet në Shqipëri në vitet 2017-2018 dhe paratë që ka marrë nga ish-punonjësi i SHISH, Agron Neza.

Këto ditë, emri i Charles McGonigal u përmend sërish në media pasi kongresmeni republikan Jim Jordan, kryetar i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërgoi një letër drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke hedhur dyshime se fakte të rëndësishme për McGonigal po mbahen të fshehta.

“Shkeljet serioze të McGonigal si një zyrtar i nivelit të lartë të FBI, ashtu edhe mundësia që McGonigal të marrë një marrëveshje bujare për pranimin e fajësisë nga Departamenti i Drejtësisë në të dyja rastet, ngrenë shqetësime të rëndësishme se FBI dhe Departamenti i Shtetit po përpiqen të fshehin shtrirjen e vërtetë të shkeljeve të McGonigal, në përpjekje për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të reputacionit të Byrosë” shkruan kongresmeni në letrën e tij për drejtuesit e FBI-së.

Përfshirja e McGonigal në afera korrupsioni ishte shokuese për kolegë dhe vartës të tij. Para se të shpërthente skandali ata kishin parë tek ai agjentin e rreptë dhe me eksperiencë, që drejtonte zyrën me ashpërsi. Por deri tani, McGonigal ka pranuar se u vu në shërbim të oligarkus rus Oleg Deripaskës për të përfituar rreth 17 mijë dollarë, duke përdorur infrastrukturën që i mundësonte FBI.

Çështja është më e komplikuar në Shqipëri. Përfitimet e dyshuara mendohet se kanë qenë shumë më tepër. Në dosjen hetimore të FBI pohohet se McGonigal mori 225 mijë dollarë nga Agron Neza, pas vizitave të fshehta në Shqipëri, ku u fol për licensat e kompanive të naftës dhe goditjen e opozitës shqiptare.

Pavarësisht raportimeve në mediat amerikane. Rama është shfaqur 100% i fokusuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai shpërndau një video-deklaratë ulur në karrigen ku do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, të cilën e quajti më të rëndësishmen që kur ka nisur lufta Ukrainë-Rusi. Më pas u shfaq në një foto nga oborri i OKB-së duke shkruar mesazhe me telefonin e tij, sërish i fokusuar tek mbledhja për Ukrainën.

Kur nisën hetimet për McGonigal, ish e dashura e tij, Alison Gerrero tregoi se agjentët e FBI-së ishin paraqitur në shtëpinë e saj për ta marrë në pyetje, në lidhje me një sinjalizim që ajo vetë kishte bërë. “Në duar mbanin foton e Edi Ramës”ka treguar Alison. Sipas saj, Rama dhe McGonigal bisedonin shpesh në telefon, madje kishin konsumuar një darkë të kushtueshme në restorantin St George në New York, për të cilën ishin paguar rreth 10 mijë dollarë./Lapsi.al

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here