Kievi/ Vitali Klitschko: Nga e hëna nis shkolla online, po rihapen dyqanet e kafenetë

0
193

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka nisur t’i rikthehet ngadalë jetës normale edhe pse duket e vështirë, kur ende në periferi të tij vijojnë luftimet e ashpra me ushtrinë ruse.

Kryebashkiaku i qytetit, ish-boksieri Vitali Klitschko, ka publikuar një video pasditen e së dielës, duke bërë të ditur situatën që është duke kaluar qyteti që ai drejton.

Infrastruktura kritike e kryeqytetit po funksionon. Transporti publik është i kufizuar, por po funksionon. Shumica e supermarketeve dhe farmacive janë të hapura. Biznesi privat po rifillon gradualisht punën e në Kiev. Në veçanti, dyqanet ushqimore, kafenetë, parukeritë. Më 28 mars, ditën e hënë, do të nisë procesi mësimor online, duke u përshtatur me kushtet aktuale.

Sot, detyra jonë kryesore është mbrojtja e kryeqytetit. Mos lejoni që pushtuesit të vijnë këtu, në zemër të Ukrainës.

Në periferi vazhdojnë luftimet. Ushtarët tanë po e mbrojnë vendin heroikisht. U bëj thirrje qytetarëve të Kievit të jenë të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm. Ndiqni rregullat e shtetrrethimit, mos injoroni alarmet.

Është një detyrë e rëndësishme sot që, edhe pse në kushte të vështira të gjendjes ushtarake, qyteti të jetojë dhe punojë.

Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë! Ne nuk do të dorëzohemi!

Kievi do të qëndrojë! Ukraina do të fitojë!”, u shpreh Vitali Klitschko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here