Aksidenti tragjik në Greqi/ Kreu i PD, Sali Berisha: Ngushëllime familjarëve, shërim të shpejtë të plagosurve

0
149

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar gjtihashtu pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Greqi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave nga aksidenti tragjik me dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur nga përplasja e trenave në Larisa, Greqi.

“Ngushellimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit mik dhe lutemi, urojmë për shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve në këtë aksident”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur nga përplasja e trenave në Larisa, Greqi.

Të dashur miq, një aksident i rëndë tragjik përplasje e dy trenave  ka ndodhur sot në Larisa të Greqisë. Në këtë aksident kanë humbur jetën 36 pasagjerë, shumë prej tyre të rinj studentë dhe kanë mbetur të plagosur 350 udhëtarë të tjerë.

Me këtë rast ju dërgojmë ngushellimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit mik dhe lutemi, urojmë për shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve në këtë aksident. #sb

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here