Berisha-Toni Gogut: Pastor, sado të më sulmosh mua, ata (PS) nuk të bëjnë kryetar grupi se janë ateistë

0
625

Duke folur në seancë, Berisha pati një replikë edhe me deputetin socialiat Toni Gogu, të cilit i pohoi:

Pastor, meqenëse aludove drejt meje, unë kam ktë përgjigje për ty: Kujtohu pak se riti i temjanit ka të bëjë me përzënien e djallit nga Kisha. E shpirtit të keq.

Prandaj mos harro kurrë këtë, kur të dalësh këtu, ta kesh parasysh.

Për Kuranin ka fjalë tjetër, e them edhe atë unë!…

 

…Po ky, pastor, Amant Josifi, çfarë na thua ti për të?

A ndjen ti dhembshuri për 2.4 miliardë euro të pensionistëve europianë që janë vjedhur prej skemës së tij?

Dhe nuk lëviz këtu se ishte i vëllai i kryeministrit dhe Olta Xhaçka në skemë.

Mos harro, interesat partiake janë interesa partiake, por njerëzit është e para.

Po të garantoj se sado që të sulmosh Sali Berishën, kryetar grupi parlamentar nuk të bëjnë se nuk kanë besim përfundimtar te ti.

Janë ateistë!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here