Afera Rama-McGonigal/ Berisha: Po hap hetim Kongresi i SHBA-ve, kurse SPAK-u i partisë nuk hap hetim

0
114

Në Parlament Sali Berisha foli edhe për çështjen McGonigal ku tha se për të dhe lidhjet ne kryeministrin po hap hetim Kongresi i SHBA-ve, kurse SPAK-u i nuk hap hetim.

“Rrisni rrogat. A e dini ju se ai vendim për rritjen e rrogës së gjykatësve në 7 milionë lekë, do të thotë se gjykatësi të marrë sa 117 qytetarë me pensionin që unë u lexova këtu.

A nuk është kjo një pashpirtësi ekstreme?

A e dini ju se shteti ka një detyrë në ndarjen e të ardhurave? Ka një komponent social në zbutjen e tij.

Një ditë do të sjell këtu një studim, të njërit prej institucioneve më prestigjioze se ku renditej Shqipëria për shpërndarjen e të ardhurave. Pastaj nuk do ndjehesh mirë.

Unë u them ju një gjë, nuk keni pse vendosni një hipotekë të tillë ndaj një njeriu i cili është objekt hetimi të rëndë.

Objekt hetimi të thellë në SHBA.

Për herë të parë në historinë e vendit, Shqipëria përfaqësohej nga një delinkuent.

Po, po dhe jo se e them unë, e thotë gjykata amerikane, e thotë kongresi amerikan. Nuk ka turp më të madh se kjo.

Dhe përsëri SPAK-u i partisë nuk hap hetim.

Po a ka dëshmi më flagrante se sa nënshtrimi i plotë ndaj edi Ramës.

Po hap Kongresi i SHBA hetim, pa le më prokuroria dhe gjykata.

Këtu ai ka kryer veprimtari kriminale.

Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka, Agron Neza kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminale. Kanë kryer veprime kundër opozitës. Kanë kryer veprime kundër biznesit.

Janë marrë me licenca dhe gjobisin shtetin sot.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here