Mazhoranca tenton të zgjedhë nesër Kryeprokurorin, ja kandidatura e preferuar

0
176

Mazhoranca socialiste do të tentojë nesër gjatë seancës parlamentare të zgjedhë Kryeprokurorin e ri, që do të ketë një mandat të përkohshëm, deri në ngritjen e KLP-së dhe propozimin nga kjo e fundit të 3 kandidatëve, një prej të cilëve do të zgjidhet në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me një mandate të plotë 7 vjeçar.

Klima në të cilën PS po tenton të zgjedhë kryeprokurorin është e tensionuar për shkak se proçesi mbi të cilën ajo bazoi vendimmarrjen e deritanishme është konsideruar anti-Kushtetues nga opozita.

Komisioni i Ligjeve, vetëm me pjesëmarrjen e deputetëve të PS-së, çeli garën për Kryeprokuror, ndërsa interes shfaqën 7 kandidatë. Nga këto, deputetët socialist përzgjodhën 3 emra, Ferdinand Elezi, Arta Marku dhe Ermira Tafani, që sipas ligjvënësve të mazhorancës plotësojnë kriteret ligjore.

Nuk dihet nëse të tre emrat do të hidhen për votim në seancën e së hënës, ndërkohë që burime nga mazhoranca shprehen se Arta Marku dhe Ferdinand Elezi janë dy emrat e preferuar. Prokurorja e Shkodrës mësohet se ka mbështetjen e kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndërsa Elezi, prokuror në Durrës, sikundër është raportuar ka pasur mbështetjen e Kryebashkiakut Vangjush Dako.

Burimet shprehen se më e favorizuar në garë është prokurorja e Shkodrës, e cila duket se do të jetë edhe zgjedhja e socialistëve. Burimet nga PS shprehen se ende nuk ka një vendim politik të grupit parlamentar mbi votimin, pra se cilën kandidaturë socialistët do të mbështesin me shumicë votash, si drejtuese e Prokurorisë së Përgjithshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here