Tragjedi në Malin e Zi/ Autobuzi me pasagjerë bie në humnerë, të paktën 2 persona të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

0
273

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Obzovicë të Malit të Zi, ku një autobuz me 30-35 pasagjerë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur jashtë saj.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Cetinje-Budvë.

Informacionet e para nga Drejtoria e Policisë thanë se kanë humbur jetën tre persona, por mjekët deri më tani kanë konfirmuar vdekjen e dy pasagjerëve.

Prokurorja e shtetit, Anxha Radovanoviç, tha se ende nuk e kanë vërtetuar identitetin e gruas që ka vdekur dhe se burri që ka vdekur ishte shtetas i Britanisë së Madhe.

Ajo tha se në këtë aksident trafiku është konstatuar se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 22 persona janë lënduar, nëntë prej të cilëve janë shtruar në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKK).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here