Të shtëna me armë në Francë, plagosen 3 persona dhe arrestohet një shqiptar

0
172

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një shkëmbim me armë  zjarri në Avenue de Thionville në Metz të Francës.

Mediat e huaja shkruajnë se të plagosuri janë të moshës 34, 31 dhe 21 vjeç, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Mercyt, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve policore, për ngjarjen e rëndë, ku ka pasur rreth 10 të shtëna me armë, është arritur të vihet në pranga një 39-vjeçar shqiptar nën akuzat “tentativë vrasje”, “armëmbajtje pa leje të kategorisë B” dhe “dhunë e rëndë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here