22 vjetori i sulmeve terroriste në SHBA-të/ Meta: 11 Shtatori një moment tronditës mbarëbotëror. Kujtojmë me nderim dhe respekt viktimat e pafajshme !

0
102

Kreu i Partisë së Lirisë, ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se 11 Shtatori i 22 viteve më parë ishte një moment tronditës për SHBA-të dhe për të gjithë botën.

Reagimi i plotë:

Kujtojmë me nderim dhe respekt viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

11 Shtatori i 22 viteve më parë ishte një moment tronditës për SHBA-të dhe për të gjithë botën, por njëkohësisht ishte dhe fillimi i një aleance mbarëbotërore në luftën kundër terrorizmit, aleancë në të cilën Shqipëria u bashkua menjëherë dhe ka dhënë dhe do të japë gjithmonë kontributin e saj të pandërprerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here