Tërmeti në Marok/ Reagon Joe Biden: Gati për të ofruar ndihmë për popullin maroken

0
120
FILE PHOTO: U.S. President Joe Biden pauses as he speaks during a signing ceremony for "The Inflation Reduction Act of 2022" in the State Dining Room of the White House in Washington, U.S. August 16, 2022. REUTERS/Leah Millis

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden u është bashkuar liderëve të tjerë botërorë në dërgimin e ngushëllimeve dhe ndihmës për popullin e Marokut.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti në Marok. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo vështirësi e tmerrshme. Administrata ime është në kontakt me zyrtarët marokenë. Ne po punojmë me shpejtësi për t’u siguruar që qytetarët amerikanë në Marok janë të sigurt dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme për popullin maroken. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Marokut dhe mikut tim Mbretit Mohammed VI në këtë moment të vështirë”, u shpreh Biden.
Aktualisht Biden ndodhet në Indi për samitin e G20.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here