Duka për Finon: Personazh i veçantë i politikës, dashamirës i madh i futbollit

0
91

Për ndarjen e papritur nga jeta të ish kryeministrit dhe deputetit Bashkim Fino i tronditi të gjithë. Të shumta ishin reagimet nga personazhet politike dhe jo vetëm.

Ndër ta nuk mungon as mesazhi i ngushëllimit nga Presidenti i FSHF, Armand Duka.

Sipas Dukës, Fino, përveç se ishte një politikan i veçantë, ishte edhe një dashmirës i futbollit.

Mesazhi i plotë i Armand Dukës:

Lamtumirë i dashur Bashkim!

Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamireë i veçantë i futbollit.

Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmone nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here