“Alibeaj na mbajti me gënjeshtra”, Dashnor Sula: Hap i mirë mbledhja e 43 deputetëve

0
583

Deputeti demokrat Dashnor Sula, foli për mbledhjen e mbajtur pak ditë më parë mes 43 deputetëve të opozitës. Ai tha se nëse faktori opozitar nuk bashkohet, kjo do të çojë në drejt eliminimit.

“Kam parë atë ditë, sjellje dhe qëndrimi e Berishës dhe deputetëve të tjerë, me një çiltërsi, dhe i thash Korreshit ‘e shikon sa e lehtë ka qenë për të qenë bashkë të gjithë’. Edhe Berisha njeri është dhe u lëndua nga ai vendim, që Basha e mori personalisht. Por Berisha duhet të kishte gjetur forcën dhe të mos e niste atë lëvizje. Duhet t’i lëmë pas shpine çfarë kanë ndodhur…”, tha ai per News24.

Më tej Sula tha se ndjen keqardhje për Enkelejd Alibeajn, që sipas tij i ka mbajtur për një vit me gënjeshtra.

 

“Shpreh keqardhje për Alibeajn, që të ketë sjellje meskine, që për një vit na mbajti me gënjeshtra, doli koka kur do dilnin kandidaturat e 14 majit… është turpshme që një opozitar të punojë pro pushtetit. Kjo e ndau Bardhin nga Basha. Bardhi me tha se ‘Enkelejdi më thotë që nuk komunikon me Bashën”.  14 maji dëshmoi që përçarja na çon në eliminim total.”

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here