Albin Kurti jep lajmin: Greqia është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës

0
119

A mund t’i bindë Kosova, shtetet që s’e njohin pavarësinë e saj brenda Bashkimit Evropian, që ta njohin atë si shtet të pavarur? Për më tepër, cilat janë perspektivat e vetë Kosovës për një përfshirje të mundshme në BE?

 

Kësaj pyetjeje të televizionit polak TVP World iu përgjigj kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste që iu mor në Talin, Estoni.

Për të diskutuar të gjitha këto, korrespondenti i TVP World, Sascha Fahrbach u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Talin dhe bisedoi me të për aspiratat e vendit të tij – shkruan media polake në fjalë dhe vijon:

“Edhe pse janë 27 shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, janë 5 shtete që nuk e njohin: Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia. Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë t’i bindë shtetet që s’i njohin.

Kurti theksoi se Kosova vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me mosnjohësit, në veçanti me Greqinë, e cila është afër njohjes së Kosovës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here