Bardhi: Nuk jam ushtar as i Sali Berishës dhe as i Lulzim Bashës, mbledhja e djeshme e 43 deputetëve për aksionin e përbashkët politik

0
199

Kryetari i grupit parlamentar të partisë demokratike, Gazment Bardhi i  ftuar në emisionin ‘Breaking’ në Top News u shpreh se nuk është as ushtar i Sali Berishës dhe as i Lulzim Bashës.

Bardhi u ndal  te mbledhja e përbashkët me grupin e Berishës dhe me aleatët duke pohuar se do unifikojmë axhendën politike të opozitës në parlament.

Bardhi: Unë jam ende kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike përderisa kam besimin e kolegëve deputetë.  Unë jam ushtar i parimeve dhe vlerave të qëndrmeve të mia nuk jam ushtar as i Sali Berishë dhe as i Lulzim Bashës.

Takimi i djeshëm kishte të bënte me unifikimin e axhendës të aksionit politik të opozitës, i gjithë grupi parlamentar do unifikoj aksionin politik.

Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi foli edhe se kush do replikojë me kryeministrin Rama në parlament.

Bardhi: Sipas ligjit i takon kryetarit të grupit parlamentar ose mund t’ia delegoj replikën një kolegu deputet të opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here