Vrau motrën e saj me thikë/ Gjykata e Tiranës lë në burg 40-vjeçaren Marsela Pushani

0
77

Marsela Pushani u njoh sot nga Gjykata e Tiranës me masën e sigurisë pasi të shtunën e kaluar qëlloi me thikë të motrën, duke i shkaktuar vdekjen.

Gjykata e Tiranës vendosi ‘arrest me burg’ për mësuesen 40-vjeçare të Gjuhës Shqipe, pasi akuzohet për vrasjen e motrës së saj të alkoolizuar Amanda Pushani.

Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas këqyrjes së trupit dhe kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra.

Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike. Një ditë më parë është marrë në pyetje edhe nëna e viktimës, e cila tha se 37-vjeçarja i dhunonte. Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here