Ndodh në Tiranë/ ‘Burra që rrahin gratë’, 3 të arrestuar brenda 24 orëve

0
163

Të paktën tre persona janë arrestuar për ‘dhunë në familje’ nga policia e kryeqytetit. Burime zyrtare bënë me dije se brenda një harku kohor prej 24 orësh, u arrestua një 40-vjeçar që ushtronte dhnë ndaj gruas, një 25-vjeçar që dhunonte kunatën dhe motrën.

 

 

Po ashtu, prangave s’u ka shpëtuar as një 42-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe kanosur gruan e tij. Arrestimi i këtyre personave vjen fill pas krimit të rëndë që trondit mbarë opinionin publik, ku një 53-vjeçar vrau ish-gruan e tij gjyqtare.

NJOFTIMI I POLICISË
Gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës arreston 3 shtetas për veprën penale “Dhunë në familje”.
Konkretisht janë arrestuar për veprën penale të “Dhunë në familje”, shtetasit:
– Selman Murati, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.M., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

– Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kasallë ( Kamëz ), pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A.P., 32 vjeçe, banuese në Kasallë ( Kamëz ).

– Albert Ismaili, 42 vjeç, banues në fshatin Picar – Vorë, pasi ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.I., 35 vjeçe, banuese në fshtain Picar – Vorë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ” Dhunë në familje ” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here