Basha ndez një qiri te ‘Lëndina e lotëve’: Korça po i prin ndryshimit

0
166

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Korçë, teksa është pritur me entuziazëm nga mbështetësit.

Basha tha se kurrë nuk ka gjetur kaq shumë gëzim dhe se korçarët nuk po e presin ndryshimin, por po i prijnë atij.

“Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve. Në hyrje të Pogradecit, tek fytyra e rinisë që më kishte në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin, anembanë e ndiej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. E di që e keni ndrydhur brenda zemrës, dëshirën për ditën që po afron. Dhe ju nuk e përmbani dot dëshirën për ndryshim. Një ndryshim rrënjësor që e prisni prej kohësh, një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju simbol i qytetarisë. Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë ndalesën e radhës në një vend të veçantë për qytetarët korçarë. Basha ka hyrë në vendin e quajtur ‘Lëndina e lotëve’ që për qytetarët korçarë ka konceptin e ndarjes së qytetit me ata që emigronin.

Në këtë vend, për vite me radhë, kanë ndezur qirinj, mes lutjeve dhe shumë lotëve, për fëmijët e tyre që niseshin për emigrimin.

Këtë ritual e kreu dhe Basha, duke ndezur një qiri, për një nga problemet që vazhdon të jetë aktual edhe për ditën e sotme, siç është dhe emigrimi. Basha në daljet e tij publike në fushatën elektorale, ka nënvizuar faktin se një nga plagët që po vuan sot vendi është largimi i të rinjve nga Shqipëria.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here